“Pse më ngacmon motrën”- Si lindi sherri në Pogradec, i riu transportohet te Trauma
Lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Çerravë ditën e sotme, ku një adoleshent ka ngelur i plagosur me thikë janë zbardhur detaje të tjera.
“Molla” e sherrit midis adoleshteve ka qënë një vajzë, e cila është kapur duke folur nëpërmjet rrjeteve sociale me të riun R.P. nga vëllai i saj Orgito Hoxha.
Ditën e sotme ka qenë drejtoria e shkollës e cila ka thirrur vajzën bashkë me adoleshentët e tjerë për të shuar situatën, ndërkohë që në momentin kur vëllai i vajzës ka dalë nga shkolla ka qenë shoku i R.P, Marino Beshello ai i cili e ka goditur me kasketë në kokë Orgito Hoxhën e gjatë konfliktit ka nxjerrë thikën, duke e plagosur dy herë në pjesë të ndryshme të trupit.
I riu R.P në deklaratën e tij në policinë e Pogradecit është shprehur se në asnjë moment nuk i ka kërkuar Marino Beshellos të konfliktohet me vëllain e vajzës që ai ka komunikuar në rrjete sociale.
Mësohet se Orgito Hoxha momentalisht ndodhet në reaminacion në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë mjekim të specializuar.
Menjëherë është bërë e mundur arrestimi i autorit të ngjarjes, i cili ka shprehur pendim para forcave blu.
LEXONI GJITHASHTU:
IKMT shemb ‘beach barin’ pa leje në Jalë
Përplasjet në protestën para Parlamentit, arrestohen 19 persona, procedohen 12 të tjerë
Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre orë
- 09:52 Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu. Rrëzohet dhe qeveria
- 09:50 SHBA refuzon rinovimin e marrëveshjes me Kanadanë dhe Meksikën, pritet të hapen negociata të reja tregtare
- 09:43 Zyrtarët amerikanë: Izraeli planifikoi të vriste negociatorët kryesorë të Iranit gjatë bisedimeve të paqes
- 09:39 Numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Kongo rritet në 1,460
- 09:37 Autobusi i pasagjerëve bie në përrua, të paktën 40 të vdekur të paktën në Pakistan
- 09:28 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, Irani paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Mos gaboni të sulmoni