Videoja e të burgosurit që i pritet koka, Ukraina nis hetimet
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka bërë të ditur se ka nisur një hetim lidhur me një video të publikuar në rrjete sociale, ku pretendohet se shihet një i burgosur ukrainas i luftës teksa i pritet koka.
SBU-ja njoftoi për nisjen e hetimeve të mërkurën, më 12 prill, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cilësoi forcat ruse si “bisha”, teksa komentoi këtë video.
Kremlini e quajti videon “të tmerrshme”, por shtoi se vërtetësia e saj duhet të verifikohet pasi “ne jetojmë në një botë falsifikimesh”, raporton REL.
“Ka diçka që askush në botë nuk mund ta injorojë: sa lehtë vrasin këto bisha. Ne nuk do të harrojmë asgjë, as nuk do t’i falim vrasësit”, tha Zelensky në një video-mesazh të publikuar në Twitter, më 12 prill.
SBU-ja tha se përmes hetimit do të përpiqet të zbulojë nëse ka pasur shkelje të rregullave të luftës që thonë se “të burgosurit e luftës duhet gjithmonë të trajtohen njerëzisht”.
LEXONI GJITHASHTU:
Goditje e madhe në El Salvador, sekuestrohen 6.68 ton kokainë me vlerë 167 milionë dollarë
Presidenti iranian: Nuk synojmë bombën atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit
Protesta, Berisha-Ramës: Largohu sa më parë dhe prit verdiktin e drejtësisë
- 15:34 Aktivistë të VV në protestë? Nurellari: Fakenews! Përdorën edhe tifozët
- 14:44 Goditje e madhe në El Salvador, sekuestrohen 6.68 ton kokainë me vlerë 167 milionë dollarë
- 14:39 Presidenti iranian: Nuk synojmë bombën atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit
- 14:08 Protesta, Berisha-Ramës: Largohu sa më parë dhe prit verdiktin e drejtësisë
- 14:05 Analisti: Presidenti të shkonte në shesh dhe të dëgjonte protestuesit
- 12:55 Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)