Alibeaj zbardh bisedën me Escobar: Temë e diskutimit ishin dhe zhvillimet në PD

12 Prill 2023 | 16:16

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zbardhur disa nga temat e diskutimit me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështjet Europiane, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në facebook, Alibeaj bën me dije se i komunikoi zyrtarit të DASH shqetësimet lidhur me shitblerjen e votës, përdorimin në fushatë të administratës publike, përdorimin e të dhënave personale dhe buxhetit të shtetit në funksion të zgjedhjeve.

Alibeaj shton se pjesë e bisedës ishte dhe situata në PD, ku e siguroi për qëndrimin konstant të kësaj force politike ndaj personave non-grata.

“Zhvillova sot një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar.

Gjatë bisedës prekëm tema të rëndësishme të zhvillimeve të fundit, ku u ndalëm tek pregatitjet e PD për fushatën zgjedhore dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve. Theksova refuzimin e qeverisë për të adresuar në Kodin Zgjedhor rekomandimet e ODHIR. Përveç kësaj i bëra me dije shkeljen që po ndodh aktualisht nga qeveria të rekomandimeve të ODHIR lidhur me shitblerjen e votës, përdorimin në fushatë të administratës publike, përdorimin e të dhënave personale dhe buxhetit të shtetit në funksion të zgjedhjeve e sidomos lidhur me pastërtinë e figurës së kandidatëve. Temë e bisedës ishin dhe zhvillimet në Partinë Demokratike, dinamikat e muajve të fundit dhe qëndrimi konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare.

E sigurova zotin Eskobar për vullnetin e PD në bashkëpunimin me aleatin tonë kryesor, duke i konsideruar SHBA si mbështetës të angazhuar për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Alibeaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026