“Të rinjtë, as në punë dhe as në shkollë”, ekspertët: Nuk pranojnë paga të ulëta
Të rinjtë në Shqipëri nuk janë as në punë dhe as në shkollë. Në të dhënat e fundit të INSTAT për mirëqenien e adoleshentëve për vitin 2021 thuhet se 32% e 20-vjeçarëve nuk ishin në shkollë dhe as në punë.
Ndërkohë grupmosha 20-24 vjeç nuk kanë asnjë formim profesional. Madje nuk nxiten as nga tregu i punës për të siguruar të ardhura.
“Të rinjtë e sotëm janë të edukuar dhe e kuptojnë shumë mirë vlerën që ato kanë, pra të bëjmë një krahasim. Të rinjtë e sotëm e dinë se çfarë duan dhe nuk janë të gatshëm për të pranuar çdo lloj pune vetëm për të marrë një pagesë e cila nuk do t’i mbulojë, të themi, as gjërat më bazike,” – u shpreh ekspertja e punësimit, Eranda Ymerali.
Në vlera të larta mbetet edhe fenomeni i braktisjes së shkollës. 8% e grupmoshës 6-14 vjeç do të jenë analfabetë pa aftësitë bazë. Në fshatra ky problem është edhe më i theksuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit