“Zgjedhjet në veri mund të shtyhen”, plagosja e qytetarit serb rrezikon përplasje
Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në komunat veriore të Kosovës mund të shtyhen përsëri, nëse një gjë të tillë e thonë institucionet e sigurisë në vend.
Kështu ka lënë të nënkuptohet ministrja e Drejtesisë, Albulena Haxhiu, gjatë deklarimit për media pas mbledhjes se qeverisë.
Haxhiu foli edhe për rastin e plagosjes së një qytetari serb në veri, që dyshohet se u bë nga një pjesëtar i policisë së Kosovës.
Ky rast është dënuar edhe nga përfaqësuesit e vendeve të huaja në Kosovë.
Gjithashtu, numri një i drejtësisë në Kosovë foli edhe për mekanizmin mbikëqyrës të Gjykatës Speciale, pasi ka pasur ankesa edhe nga profesionistët se ky institucion nuk është duke vepruar sipas ligjeve të Kosovës, edhe pse është gjykatë e Kosovës.
Ajo theksoi se besojnë në pafajësinë e të akuzuarve dhe presin kthimin e shpejtë të tyre në atdhe.
Edhe Haxhiu në konferencë, por edhe vetë kryeministri Albin Kurti në fillim të mbledhjes kanë dënuar sulmin ndaj gazetarit dhe opinionistit Valon Syla, duke kërkuar që organet e rendit dhe drejtësisë ta trajtojnë me seriozitet këtë rast që cënon fjalën e lirë në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim edhe në rigjykim për krimet kundër shqiptarëve në Istog
Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur
- 12:26 Paralajmërimi i OKB: Fenomeni El Niño është jashtëzakonisht i fortë, çfarë tregojnë të dhënat për Evropën?
- 12:18 Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona
- 12:12 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, a do të jetë udhëheqësi suprem i Iranit në funeralin e babait të tij?
- 12:07 Task-forca monitoron Pogradecin, mbi 60% e vijës bregliqenore të Pogradecit mbetet plazh publik
- 12:05 Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në Has, arrestohen babë e bir, djali tjetër në kërkim
- 12:03 Zyrtare, Allegri emërohet trajner i Napolit