Të shkarkuarit që fituan në Strasburg, Balla: Qeveria të gjejë formën e rigjykimit
Kreu i KLP-së Alfred Balla, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ku ka folur për vakancat në prokurori dhe vështirësit në sistemin gjyqësor.
Balla theksoi se deri më tani dy nga prokurorët të shkarkuar nga vettingu, Besnik Cani dhe Antoneta Sevdari kanë fituar të drejtën e në Gjykatën e Strasburgut, ndërsa shtoi se vendimi i rikthimit të tyre në punë i takon një organi kushtetues.
Ai theksoi se i takon qeverisë që të gjejë formën e rigjykimit të tyre.
“Deri më tani dy nga prokurorët që kanë fituar një të drejtë në Gjykatën e Strasburgut janë Zoti Cani dhe zonja Sevdari që janë ish-anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Cani ka kërkuar një rishikim të vendimit tonë. Nuk kemi interferuar me procesin e vettingut që i takon për të rigjykuar një organi kushtetues. Është detyra e qeverisë që të gjejë formën se si do të ndodhë ky rigjykim. Nuk kemi marrë një vendim, dhe çdo interpretim që i bëhet projektit tonë është i tepërt dhe është i parakohshëm sepse askush nuk mund të ushtrojë ndikim mbi vendimmarrjen e Këshillit.
Kujtojmë se pak kohë më parë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka shprehur shqetësimin në lidhje me një projekt-vendim i cili po merret në konsidrarë nga Këshilli i Lartë i Prokuroisë, që sipas ONM do të rikthente në radhët e prokurorisë, Besnik Canin, tashmë i shkarkuar nga vetingu.
Përmes një deklarate zyrtare ONM shpreh shqetësimin se nëse KLGJ do të merret parasysh një projekt vendim do të cënohej reforma në drejtësi, pasi vendimi do të binte në kundërshtim me vendimin përfundimtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
ONM deklaron se vendimi i KPA mbetet në fuqi, derisa çështja të rigjykohet, duke kundërshtuar kthimin në detyrë të prokurorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve