“Merkel e kërkoi troç Portin e Durrësit”, Manjani: Rama e refuzoi
Juristi Ylli Manjani tregoi në “Now me Erla Mëhillin” se si ish-kancelarja Angela Merkel ka kërkuar hapur Portin e Durrësit.
Sipas tij u bë çmos për mos t’ia dhënë Gjermanisë, sepse ishte “rezervuar” për Albarin.
“Zonja Angela Merkel ka ardhur në Shqipëri; kancelarët gjermanë rrallë vijnë në Shqipëri. Ajo ka ardhur dhe ka ndejtur 4 orë në vizitën e saj të parë në Shqipëri; dhe në qendrën e biznesit gjerman në Rinas specifikisht ka folur për Portin e Durrësit dhe për nevojën e kompanive gjermane për t’u mbështetur në Portin e Durrësit.
Nëse ka kërkuar diçka troç e tullë në kokë, kancelarja gjermane, ishte Porti i Durrësit. Dhe ne kemi bërë ç’mundëm të bëjmë që vetëm Gjermanisë mos t’ia japim, se na u paska dashur për Alabarin. Tani kjo është e vërteta e kësaj pune e thënë thjesht: Albari është më interesant sesa investimet gjermane,” – u shpreh Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)