Basha takim me biznesin në Tiranë: Njerëzit s’po sigurojmë dot ushqimin bazë, kriza vazhdon prej 7 vitesh

23 Nëntor 2020 | 10:02

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim me menaxheren e një biznesi të produkteve bazë të konsumit në Tiranë.

Menaxherja, Rolanda Cani gjatë bashkë-bisedimit me kreun e PD-së theksoi se u ka rënë ndjeshëm xhiroja në dyqan dhe se ndodhen në vështirësi ekonomike.

“Xhiroja me të thënë të drejtën ka rënë shumë, për shkak të pandemisë, njerëzit janë tërhequr shumë edhe në zgjedhjen e produkteve. Kemi klientë që vinë, shohin edhe ikin. Pandemia i ka trembur shumë dhe i ka zënë shumë paniku. Xhiroja afërsisht bëhej 500 në turn. Ne 500 e bëjmë gjithsej xhiro totale. Ka rënë domethënë shumë. Sepse ne kishim produkte, siç e shikoni, dhe të gjitha produktet që shesim më shumë janë vetëm produktet e bulmetit, buka edhe lëngjet”, tha ajo.

“Gjithashtu dhe stafi, sepse këtu ka qenë një pikë që ka pasur xhiro shumë të madhe le të themi, tani kemi reduktuar edhe stafin. Stafi ka qenë nga 5 punonjës dhe menaxherja 6. Unë jam menaxherja e dyqanit, dhe tani unë kam 3 veta staf, dhe vetë mundohem që të futem edhe tek shitjet, edhe tek pjesa e menaxhimit. Nuk është se bëj vetëm menaxheren edhe hyj tek të gjitha sektorët”, u shpreh ajo më tej.

Ndërsa kreu i PD-së e vuri theksin tek pasojat e kësaj krize dhe mungesën e ndihmës nga ana e qeverisë për biznesin.

“Problemi kryesor i kësaj krize që ka 7 vite, por që pandemia e ka rënduar dhe më shumë, është pamundësia e njerëzve për të siguruar ushqimin bazë.

Dhe kjo reflektohet pastaj tek i gjithë zinxhiri, edhe zinxhiri prodhues e në veçanti tek prodhimet e vendit. Ju e dini, ne kemi dalë prej javesh me një paketë ndihme për njerëzit që nuk kanë të ardhura. Kemi kërkuar që të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë të kenë një ndihmë direkte nga shteti, kemi kërkuar që çdo familje shqiptare të ketë një ndihmë financiare.

Kjo bëhet në radhë të parë për të ndihmuar njerëzit, për të ndihmuar familjet shqiptare, por po u ndihmuan ata do ndihmoheni dhe ju; se ato para çfarë do bëjnë? Do rrisin xhiron. Ata nuk kanë për t’i kursyer këto lekë, do t’i hedhin për të blerë konsumin e përditshëm”, tha Basha.

Duke marrë shembull biznesin në fjalë, Basha shpalosi idetë e tij dhe të PD për të ndihmuar biznesin në krizë si pasojë e rënies së konsumit.

“Zgjidhja është që ne të ndihmojmë konsumin dhe të ndihmojmë konsumin do të thotë t’i çojmë lekët sot aty ku kanë nevojë më shumë njerëzit, të ndihmojmë ata që kanë humbur vendet e punës, të ndihmojmë ata që janë në vështirësi ekonomike, të ndihmojmë sipërmarrjen e vogël, t’ju ndihmojmë ju që në vend që t’i hiqni njerëz nga puna, t’i mbani, dhe për këtë kemi propozuar një paketë minimale që ata që nuk i mbani dot vetë, të keni një ndihmë nga shteti, po mbi të gjitha të ndihmojmë njerëzit të bëjnë konsumin bazë të ditës dhe paratë e taksave të shqiptarëve sot nuk mund të shpenzohen në asnjë vend tjetër më mirë se sa duke ndihmuar shqiptarët, sepse kriza ekonomike ka shtatë vite që rëndohet por në veçanti, tani me pandeminë që është akute, të sigurojmë ushqimin bazë për njerëzit dhe nuk ka vend më të mirë për ta siguruar ushqimin bazë se sa duke blerë produktet e Shqipërisë, produktet e fermerëve shqiptarë.

Dhe përfitoj dhe njëherë të bej një thirrje, meqë jemi këtu në një pikë shitje ku të gjitha prodhimet janë shqiptare; t’i bëj një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të konsumojmë e të blejmë sa më shumë produkte shqiptare”, përfundoi Basha. 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026