Jep dorëheqjen drejtori i RTSH, pritet të emërohet zv.ministër i Mbrojtjes

13 Prill 2023 | 10:51

Enkelejd Joti ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshem të RTSH dhe pritet të emërohet zv.ministër i Mbrojtjes

Joti mori drejtimin e RTSH në nëntor të vitit 2021, ku pasoi në detyrë ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi, i cili u arrestua nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për shkak të pabarazisë në tendera.

Joti ka mbajtur postin e drejtorit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, teksa marrja e drejtimit të RTSH, ishte një rikthim në media, pasi ai ka mbajtur më parë poste drejtuese në një televizion kombëtar si dhe postin e nëndrejtorit të RTSH-së.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026