BE-ja sanksionon Wagner për luftën në Ukrainë
Bashkimi Evropian bëri të ditur të enjten, më 13 prill, se grupi mercenar rus Wagner është futur në listën evropiane të sanksioneve për “pjesëmarrje aktive në luftën e agresionit rus kundër Ukrainës”.
Wagner, që po udhëheq betejat ruse në përpjekjet për t’i pushtuar qytetet ukrainase Bahmut dhe Soledar, ishte vendosur në shkurt në një listë tjetër sanksionesh të BE-së për shkelje të të drejtave të njeriut dhe “destabilizimin” e vendeve në Afrikë.
Këshilli Evropian, që përfaqëson 27 vendet anëtare të BE-së, tha se lista e sanksioneve të reja e “kompleton” atë të mëparshmen, shkruan REL.
BE-ja shtoi se Wagner u shtua edhe një herë në listë “për veprime që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”.
Fakti që Wagner është listuar dy herë “nënvizon dimensionin ndërkombëtar dhe peshën e aktiviteteve të këtij grupi, si dhe ndikimin e tij destabilizues në vendet ku ai është aktiv”, thuhet në deklaratën e Këshillit.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës