Berisha: Si Specialja në Kosovë, u shkëmbye Gjykatën në Siri. Roli i Rusisë

13 Prill 2023 | 11:39

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, foli në lidhje me Gjykatën Speciale në Hagë dhe për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se ka qenë kërkesa e Rusisë që të ketë një Gjykatë Speciale në Kosovë.

Kjo sipas tij erdhi pas një marrëveshje e fuqive të mëdha për të krijuar Gjykatën për krime në Siri.

Ai shtoi se asokohe askush nuk kishte hapësirë që të kundërshtonte krijimin e kësaj Gjykata pasi në një formë apo në një tjetër ajo do të krijohej.

“Procesi në Hagë ka qenë një konstelacion ndërkombëtar në periudhën e konfliktit në Siri dhe si një marrëveshje e fuqive të mëdha për të krijuar Gjykatën për krime në Siri dhe kërkesën ruse që të ketë një Gjykatë në Kosovë. Ky ka qenë një rast me efekt shumë  të rëndë për Kosovën. Asokohe Thaçi ka pasur hapësirë minimale që të mos krijojë këtë Gjykatë. Nëse nuk do të krijohej në këtë format do të firmohej në formatin e OKB-së, por Gjykata do të krijohej patjetër.

Vetë protagonistët që kanë qenë në funksione të larta shtetërore e kanë aprovuar dhe  votuar Gjykatën, tani jemi në një  proces formal juridik të një institucioni që në kuptimin formal është Gjykatë e Kosovës. Të akuzuarit ngarkohen për vepra që kanë format juridik dhe ky format  nuk ka të bëjë me LDK-në, por me raste konkrete, me individë. Gjykata e ka për detyrë që t’i sqarojë këto akuza”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026