Presidenti Begaj mesazh institucioneve dhe strukturave të angazhuara me zgjedhjet
Presidenti Bajram Begaj ka dhënë këtë të premte një mesazh drejtuar të gjithë institucioneve dhe strukturave të angazhuara me zgjedhjet. Ai ka kërkuar të sigurohen standardet zgjedhore di dhe të garantohet përfaqësimi i vullnetit të qytetarëve.
Gjithashtu presidenti ka bërë thirrje për një proces zgjedhor të drejtë e të paanshëm, të bazuar në kushtetutë e ligj, pasi ky është detyrim thelbësor ndaj vendit.
“Miradministrimi i zgjedhjeve nga ju, të përmbushi standardet e pacenueshme demokratike. është e natyrshme qe partitë politike të pëfshihen në fushatë elektorale me të gjithë entuziasmin që përfaqësojnë ofertat politike, por ky nuk mund të jetë mesazhi i asnjë aktori përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Partitë politike duhet të paraqesin vetëm ofertën. Kjo ofertë duhet dhënë në mënyrë sa më të qartë dhe korrekte. Eksperiencat e mëparshme na kanë përballur jo rrallëherë me fenomene negative dhe forma të paligjshme, për të cilat institucionet jo gjithmonë kanë reaguar me sukses ndaj tyre.
Sot kuadri ligjor i zgjedhjeve është më i plotë dhe instrumentat mbrojtëse më të avancuara. Fenomenet e Shit-blerjes së votës, keqpërdorimi i burimeve shtetërore janë të patolerueshme, financimet e paligjshme dhe jo transparente të partive politike, manipulimi zgjedhor janë të patolerueshme. Subjektet të mos denigrojnë njëri-tjetrin. Etika e garës dhe e komunikimit të rrezatojë qytetari, mirësjellje dhe respekt.
Media është aktor i rëndësishëm për garantimin e një proces sa më të lirë. Zgjedhjet do kenë rol vendimtar për forcimin e besimit në institucionet e vendit dhe anëtarësimin në BE. Tek unë do të gjeni dëgjuesin e vëmendshëm, tek Institucioni i Presidentit mbështetje të palëkundur. Në asnjë rrethanë nuk duhet të shtrembërohet dhe tjetërsohet vullneti dhe vota e lirë. Ushtroni vullnetin tuaj, të mirë informuar dhe krejt të lirë. Çdo intimidim apo shantazh duhet të denoncohet e dënohet! Zgjedhjet nuk janë të partive politike, por janë për qytetarët shqiptarë, janë për Shqipërinë”,-tha presidenti Bajram Begaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në