Takimi me Escobar, Alibeaj: Folëm për situatën në PD, ja interesi që shprehu

14 Prill 2023 | 11:42

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj zbuloi në Euronews Albania detaje në lidhje me takimin që pati me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Alibeaj pohoi se zoti Escobar i kishte shprehur interesin e SHBA-ve për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODHIR, për një proces të rregullt zgjedhor në Shqipëri.

Kreu i komanduar i PD-së theksoi se barra mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve bie mbi qeverinë dhe zbarimi i rekomandimeve të ODHIR është një gurthemeli për ndërtimin e një shteti demokratik.

Alibeaj shtoi se pjesë e diskutimeve ishte dhe situate në PD, por pa dhënë detaje të hollësishme.

“Escobar tregoi interesin që ai kishte për zgjedhjet vendore, zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODHIR, të cilat janë janë shumë të rëndësishme siç është bërë e ditur edhe nga përfaqësuesja e tyre zonja Kim.

Raporti përcakton korrektësinë e zgjedhjeve që është guri i themelit për ngritjen e një sistemi që të përngjajë me demokracinë.

I kam bërë me dije dhe zhvillimet Brenda Partisë Demokratike. Unë besoj se e kanë kuptuar çfarë ndodh me zgjedhjet, edhe raporti i ODHIR i zgjedhjeve të 25 prillit 2021 që doli menjëherë tregoi fare qartë dhe bëri skanerin se çfarë cilësie zgjedhjesh bëhen në Shqipëri”, tha Alibeaj.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026