Zbulohet data kur PD do të nisë fushatën zgjedhore, ja ku do të mbahet ceremonia
Partia Demokratike pritet të çelë zyrtarisht fushatën zgjedhore në pallatin e sportit Farie Hoti në Tiranë, ditën e martë më datë 18 prill.
Në çeljen e fushatës së PD-së do të prezantohet dhe kandidati i kësaj force për Tiranën Roland Bejko.
Mësohet se slogani i Bejkos për kryeqytetin do të jetë frymëmarrje për Tiranën.
Në një deklaratë për media, kandidati i PD-së për Tiranën bëri me dije se plani i fushatës së tij do të jetë të zhvillojë sa më shumë takime në terren duke takuar derë më derë qytetarët. Ai shtoi se programi është gati dhe do të prezantohet në ditët në vijim tek të gjitha grupet e interesit.
“Ne programin e kemi gati. Tezat e këtij program do bëhen publike ditën e çeljes dhe çdo pikë e këtij program do të prezantohet te grupet e interesit, banorët e zonave rurale dhe atje do flitet qartë, do thuhet e vërteta që është aleati ynë më i madh në këtë zgjedhje. Do kemi një rrugëtim intensiv por së bashku do ia dalim”, tha Bejko.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës