Alibeaj: Vendimet në PD janë marrë nga Berisha në këto 30 vite
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha në një intervistë për Euronews Albania se nëse merren me sharje e baltosje i bie të bëhen si Sali Berisha, gjë e cila është e papranueshme.
Alibeaj tha se është fyerje e inteligjencës të besohet se një alternativë aq e vjetër sa Berisha që vetëm akuzon duke dashur të mbulojë fajet e tij, mund të jetë zgjidhja për të shpëtuar nga regjimi i Edi Ramës.
“Berisha përdori dëshpërimin e demokratëve, të shqiptarëve, për ta hedhur hallin e vet personal te demokratët. Kush do e përmbysë regjimin e Edi Ramës, Sali Berisha i 2013-tës i cili humbi? Sali Berisha i cili ka qenë prezent në Partinë Demokratike nga 2013-ta deri para 2 viteve më parë që ka qenë zëri që ka vendosur politika, tashmë këtë s’mund ta mohojë askush. Pra, si mundet një ofertë e vjetër, e lashtë, antike, e dalë mode të mund të shfaqet si zgjidhje? Eksperienca njerëzore dhe botërore ka treguar se nuk mund të ketë nga këto rishpikje,” – u shpreh Alibeaj.
Sipas tij, përveç vjetërsisë në ofertë dhe mënyrës si bëhet politikë apo mentalitetit, Berishës i janë shtuar disa barra të tjera që janë të rënda për shoqërinë shqiptare.
“Non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Mbretëria e Bashkuar, refuzimi total i bëhet nga perëndimi dhe për këdo njeri që ka respekt për inteligjencën e vet e kupton fare mirë që është totalisht e pamundur dhe një humbje kohe, energjish dhe fyerje e inteligjencës të mendosh që mund të jetë zgjidhje Sali Berisha me kompani,” – shtoi Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë