Diplomati rus: Koha të reduktohet numri i gazetarëve amerikanë në vend

14 Prill 2023 | 13:40

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara tha se Uashingtoni ka kërcënuar se do të hakmerret pasi gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, u arrestua nën akuza për spiunazh, dhe sugjerojë se mund të jetë koha që të reduktohet numri i gazetarëve amerikanë në Rusi.

Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB) tha më 30 mars se ka arrestuar Gershkovichin në qytetin e Jekaterinburgut dhe ndaj tij ka iniciuar një rast për spiunazh, pasi sipas autoriteteve ruse, gazetari amerikan dyshohet se po mblidhte sekrete shtetërore lidhur me kompleksin industrial ushtarak, shkruan REL.

Gershkovich, gazetari i parë amerikan i arrestuar në Rusi nën akuza për spiunazh që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, dhe media ku ai punon, kanë mohuar akuzat.
SHBA-ja i ka bërë thirrje Rusisë që të lirojë Gershkovichin dhe i ka cilësuar akuzat ndaj tij si qesharake. Presidenti amerikan, Joe Biden, po ashtu ka bërë thirrje për lirimin e gazetarit.

“Amerikanët na kanë kërcënuar me masa hakmarrëse nëse nuk e lirojmë Gershkovichin në një të ardhme të afërt”, tha ambasadori rus në Uashington, Anatoly Antonov. “Do të shohim se si do të veprojnë ata”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026