Akuzohet për spiunazh, shtyhet seanca gjyqësore për rusin Mikhail Zorin
Në Gjykatën e Elbasanit u shty seanca për shtetasin rus, Mikhail Zorin i cili akuzohet në vendin tonë për spiunazh.
Seanca u shty, pasi prokurori i çёshtjes kёrkoi kohё pёr t’u njohur me aktet e dosjes.
Zorin kërkon ndryshimin e masës së sigurimit, pasi sipas avokatit të tij, kanë kaluar afatet kohore të paraburgimit.
Gjykata pranoi kёrkesёn e Prokurorit dhe kërkoi që të paraqitet informacion mbi hetimet, pёr kёtё shkak caktoi datёn 14 prill, ora 13.00, pёr seancёn e radhёs.
Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i sulmoi me spraj kimik.
Të rinjtë u arrestuan nga policia ndërsa u hetuan si spiunë të shërbimit sekret rus. Në çantën e tyre u gjetën aparatura të cilat përdoren nga agjentë spiunazhi për të fotografuar objekte.
Në mikroçipet e këtyre aparaturave janë gjetur gjithashtu edhe foto të Uzinës.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve