“Frymëmarrje për Tiranën”, PD nis fushatën në kryeqytet, Bejko: Do shkoj në çdo derë

14 Prill 2023 | 17:20

Në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike për Tiranën, prezantoi ekipin dhe programin elektoral.

Me sloganin “Frymëmarrje për Tiranën”, Bejko u shpreh se ai ka eksperiencën dhe vullnetin e duhur për të drejtuar kryeqytetin.

“Kjo fushatë nuk do jetë e vështirë, për mua, përkundrazi do jetë e lehtë. Unë kam besuar dhe besoj se fushata më e mirë është ajo e të shkuarit derë më derë e të takuarit sa më shumë qytetarë dhe të shtrëngosh sa më shumë duar”, Roland Bejko,  Kandidat i PD për Tiranën

Përtej shpalosjes së planit dhe strategjisë elektorale për këto zgjedhje, Bejko nuk harroi të sulmonte pjesën tjetër të demokratëve.

“Unë i ftoj të gjithë ata që e quajnë veten të djathtë të votojnë Partinë Demokratike dhe kandidatin e Partisë Demkratike dhe të mos miklohen të votojnë që kanë qenë dikur të djathtë dhe kandidojnë sot nën flamurin e partive të majta. Çdo votë për ta i jep p[eshë partisë së Ilir Metës.

Ndërkohë, kryetari në detyrë i PD-së, Enkelejd Alibeaj shpjegoi pse kanë ngelur vetëm 14 kandidatë për kryetarë bashkie nga 20 që prezantoi fillimisht.

“Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për shqiptarët. Ky është momenti për të bërë dallimin e madh. Zgjedhjet janë për shqiptarët. Janë të rëndësishme edhe për Partinë Demokratike”,-tha Enkelejd Alibeaj, kryetari i komanduar i PD-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026