Fushata e partive të vogla. Redi Muçi: Nuk kemi para të sponsorizojmë postimet

9 Prill 2023 | 21:57

Përfaqësuesi i partisë “Lëvizja Bashkë” e cila këtë vit futet për herë të parë në zgjedhje dhe “lufton” vetëm për Bashkinë e Tiranës, tha për emisionin “Review” se bërja e fushatës për partitë e reja ëhstë shumë e vështirë.

Redi Muçi tha se “Lëvizja Bashkë” nuk merr asnjë fonsd për fushatën nga shteti, e duke qenë se nuk marrin fonde as nga oligarkët, gjithë të ardhurat për fushatën i kanë nga anëtarësia dhe nga dhurimet online, ndaj fushata e tyre është kryesisht në media sociale, por edhe për këtë nuk ka mundësi të sponsorizojnë çdo postim.

“Ne jemi parti e re dhe është shumë e vështirë, sepse ne nuk kemi fonde nga qeveria. Nuk mbështetemi për fushatën elektorale nga shteti.

Ne nuk marrim as fonde nga oligarkët dhe ato pak fonde që kemi i kemi nga donacionet që na bëjnë te faqja jonë e internetit, nga kuotat që na mblidhen nga anëtarësia jonë dhe sigurisht që fokusohemi shumë te rrjetet sociale, aty e kemi  bazuar fushatën tonë.

Megjithatë nuk e kemi mundësinë të sponsorizojmë çdo postim. Për ne mënyra më e mirë ka qenë takimi në sheshe me njerëzit”,-tha Redi Muçi në Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026