“Nuk vijmë nga realitet nordik”, Kaziaj: Duhet ligj që audituesi të ketë kompetenca

9 Prill 2023 | 21:41

Altin Kaziaj përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë fitojmë”, ishe i ftuar këtë të diel  në emisionin “Revieë” për të folur rreth financimit të partive.

Sipas tij duhet që ligji të funksionojë e të ndëshkojë të gjitha subjektet që kanë shkelur mbi parimet ligjore. Ai tha  se në raste të tilla KQZ do duhet që subjektit “shkelës” t’i hiqte të drejtën e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme.

“Fakti është se ne nuk vijmë nga një mentalitet nordik ne shqiptarët.  Duhet ndëshkim, nëse dikush është përgjegjës për një raportim apo për një marrëdhënie kundrejt  KQZ-së nuk e bën sipas parashikimeve ligjore, do duhet t’i hiqet e drejta për të garuar në zgjedhjet e ardhshme.

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve në momentin që nuk raporton partia politike, sipas nenit 88 pika 7 e kodit zgjedhor, apo nuk kthen diferencën e marrë gabimisht të dhënë nga ana e komisionerit, i hiqet e drejta për 5 vjet që të marri financime publike. Shqiptarët janë të mësuar që me vullnet nuk e bëjnë Diçka”, tha Altin Kaziaj përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026