“30 mijë dollarë pa deklaruar”, analistja e KRIIK: Fshehin paratë e mediave sociale

9 Prill 2023 | 21:06

Antuela Male e ftuar ne emisionin “Review”, në Euronews Albania tha se në vitin 2021 arritën të verifikonin të gjitha shpenzimet e bëra për qëllime politike në mediat sociale.

Sipas saj nga verifikimet Partia Socialiste kishte shpenzuar afërsisht 30.000 dollarë për fushatën në mediat sociale, të cilat sipaa Males janë të padeklaruara.

Në vitin 2021 ne kemi verifikuar të gjitha shpenzimet e  bëra për qëllime politike, nga kandidatët e subjekteve zgjedhore. Një pjesë e konsiderueshme e kandidatëve nuk i deklaruan shpenzimet e faktuara të kryera në mediat sociale. Vërejtëm gjithashtu një shkelje edhe më të rëndë në gjykimin tonë, që ishte fushata hije e kryer në mediat sociale.

Një shumë diçka më shumë se 30 mijë dollarë u shpenzua nga 4 faqe të ndryshme në rrjetin social Facebook, në funksion të partisë socialiste. Të gjitha postimet e kryera nga këto 4 faqe që kapnin vlerën e diku te 30.000 dollarë kryen mirëfilli fushatë elektorale për partinë socialiste, me reklama të sponsorizuara të cilat në fund të ditës mbetën të pa deklaruara në asnjë lloj raportimi,-tha Antuela Male.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026