Kazizaj: Gjobat që mori Rama nga KQZ në 2021-in për fshehje të të ardhurave
Altin Kazizaj, përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” e ka konsideruar ‘frut’ i fantazisë së Edi Ramës deklaratën se një pjesë e fondeve për fushatë zgjedhore do të shkojnë për të mbjellë pemë.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai tha se në vitin 2021 Rama dhe partia e tij morën 5.5 milion gjobë pasi nuk raportuan siç duhet për buxhetin e dhënë nga KQZ.
Më tej ai shtoi se Rama këtë vit po përdor një mekanizëm tallës.
“Rama dhe partia e tij në vitin 2021 kanë qenë subjekt i disa masave administrative të vëna nga KQZ. Ka qenë 5.5 milion gjoba. Është një mekanizëm tallës. Nuk mundet që në një territor të caktuar dhe nëse do të ishte e vërtetë që kryeministri i një vendi të ushtrojë fuqinë e tij për të mbjellë pemë. Ai të raportoi buxhetin e marrë në zgjedhjet e para e më pas të gjejë lekët për t’u dhënë lekë kryebashkiakëve për të mbjellë pemë, që janë frut i fantazisë së tij në një pikturë që ka bërë në fundjavë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dyshohet se hodhi gruan nga ballkoni, arrestohet turisti
- SHBA-të përgjojnë aleatët, hetim masiv në administratën amerikane
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë