Si ka ndryshuar Tirana në 5 vite? Iris Luaras: Ka ndikuar tërmeti dhe pandemia

14 Prill 2023 | 21:02

Pedagogia Iris Luarasi tha në një intervistë për “Barometri” se është normale që gjendja e Bashkisë Tiranë të jetë më keq se 5 vite më parë, pasi siç tha ajo gjatë tre viteve të fundit jemi përballur me disa sfida.

Duke iu referuar grafikut të “Barometrit”, ajo tha se nuk mund të pretendohet që tërmeti, pandemia apo edhe lufta në Ukrainë të mos kishin efekte në Tiranë, pasi këto ngjarje kanë pasur ndikim e tyre në çdo familje.

“Në vite ne po krahasojmë Bashkinë e Tiranës të udhëhequr nga Erion Veliaj, me Tiranën e udhëhequr po nga i njëjti njeri para 5 vitesh. Të gjitha fenomenet e ndodhura gjatë 5 viteve të fundit, kryesisht në 3 vitet e fundit, nuk kanë lënë asnjë impakt te qytetarët shqiptarë. Gjatë kësaj periudhe, në 2018 ne kishim tërmetin që afektoi qytetin e Tiranës, në 2020 patëm Covid-in.

Gjërat edhe në bashkinë e New York-ut gjërat kanë shkuar më keq. Vetëm industria farmaceutike pati zhvillim, sektorët e tjerë patën ngadalësim të jashtëzakonshme. Më pas patëm edhe elementin tjetër që pati ndikim në shoqërinë shqiptare, që është lufta në Ukrainë.

Vërtetë nuk e kemi Ukrainën afër por ama Ukraina ka ndikuar në jetën e qytetarëve shqiptarë me çmimin e naftës me inflacionin dhe rritjen e çmimeve. Kjo është një krizë globale”,-tha Iris Luarasi për Euronews Albania.

LEXDONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025