Ndahet nga jeta në moshën 46-vjeçare kitaristi i grupit “The Script”

14 Prill 2023 | 22:25

Ndahet nga jeta bashkëthemeluesi dhe kitaristi i grupit irlandez të rockut The Script, Mark Sheehan. 46-vjeçari vdiq në spital të premten pas një sëmundjeje të shkurtër, njoftoi grupi.

Sheehan formoi grupin në vitin 2001 së bashku me vokalistin Danny O’Donoghue dhe bateristin Glen Power.

Një deklaratë në faqet e rrjeteve sociale të grupit tha se Sheehan ishte një “burrë, baba, vëlla, shok dhe mik shumë i dashur”. Grupi u kërkoi fansave të respektojnë privatësinë e familjes së tij dhe shokëve të grupit.

Bashkëkohësit e Sheehan-it në industrinë e argëtimit ishin të shpejtë për të nderuar kujtimin e tij. Në një deklaratë të postuar në Instagram, prezantuesja irlandeze Laura Whitmore shkroi:

“Po mendoj për ty gjithë kohën.” Mark ishte një nga burrat më të mirë dhe më të talentuar që mund të takoni.

Në nderim të tij, dyshja irlandeze e popit Jedward tha:

“Të gjithë në industrinë e muzikës irlandeze dhe në mbarë botën vajtojnë humbjen tënde. Prihu në paqe! Botës do i mungojë një muzikant kaq i talentuar nga The Script, një nga grupet më ikonike irlandeze të brezit tonë.”

Sheehan lindi më 29 tetor 1976 në Dublin në Mount Brown në zonën Liberties dhe ishte i martuar me Reena Sheehan me të cilën kishte tre fëmijë. Ai ishte këngëtar, tekstshkrues dhe kitarist dhe i apasionuar pas muzikës që në moshë të vogël.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026