Në garë vetëm një kandidat, Kryemadhi për zgjedhjet brenda LSI-së: Pati mbi 80% pjesëmarrje, në votimet e 30 qershorit as 10%
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se zgjedhjet për kryetar partie në LSI kanë një ndryshim të madh me ato të 30 qershorit.
Teksa u pyet nga gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji se cili është ndryshimi, pasi në të dyja kishte nga një kandidat në garë, Kryemadhi theksoi se në zgjedhjet e 30 qershorit nuk u pranuan komisionerët e PD-së dhe LSI-së.
Më tej ajo nëvizoi se në zgjedhjet për kryetar të LSI-së pati mbi 80% pjesëmarrje, ndërsa në ato të 30 qershorit vetëm 10%.
“Ka një ndryshim shumë të madh. Ndryshimi i madh është se zgjedhjet e LSI-së më 21 nëntor u shpallën 4 muaj para që në gusht, për të pasur kandidat dhe për të garuar. E dyta, komisionerët nuk i ndërtoi Monika Kryemadhi, u ndërtuan në strukturat e partisë. Në zgjedhjet e 30 qershorit komisionerët e PD-së dhe LSI, Edi Rama nuk i pranoi, që të shikonim sesa do të ishte pjesëmarrja e vërtetë.
Ajo që është thelbësore entuziazmi im, nuk është entuziazëm pse u rizgjodha kryetare e LSI-së, sepse të jesh kryetare e LSI-së do të thotë të jesh gjithmonë e vëmendshme, në kuptimin që të bësh gjithmonë një gjë të re, sepse energjia e të rinjve nuk të le të vegjetosh, duhet të jesh gjithmonë me hallin e tyre.
Në zgjedhjet 21 nëntorit ne patëm 80 e ca përqind dhe pati dhe votim online dhe rezultati doli menjëherë. Ndërsa në votimet e 30 qershorit, pati një pjesëmarrje as 10% dhe pas një muaji, edhe pse filluan t’i ndryshonin dhe ti mbushnin kutitë, nuk i kalkulonin dot matematikisht”, tha Kryemadhi
“Në një pushtet vendor kur t’i heq të drejtën e votimit më shumë së gjysmës së qytetarëve, ato nuk janë zgjedhje. Kur të jetë në pushtet LSI do të ketë nga 3 apo 4 kandidatë, mos u bëj merak”, tha ajo më tej.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut