“Pashka, mesazh shprese për njerëzit,” pastori shpjegon kuptimin e ditës së veçantë
Festa e Pashkës ka sjellë me mijëra emigrantë nga Greqia drejt Korçës. Gazetari Xhensil Shkëmbi në një lidhje direkte për Euronews Albania tha se si po festohet kjo festë nga besimtarët ortodoksë në qytetin e Korçës.
Gjithashtu për të shpjeguar më qartë kuptimin e kësaj feste ai mori në intervistë pastorin Plator Çollaku.
“Pashka është mesazhi i shpresës. Ritualet dhe çdo gjë tjetër na bëjnë të humbasim kuptimin e pashkës. Pashka është një moment për të gjithë njerëzit për të reflektuar. Është festa e jetës, për të gjithë njerëzit që duan të kenë një marrëdhënie të drejtë me perëndinë dhe të njohin të vërtetën në një botë të errët si kjo e sotmja.
Pashka është e vetmja shpresë për të drejtuar sytë te perëndia dhe për të pasur më shumë shpresë ne jetën tonë. Pashka nuk është thjesht ritual, Pashka është perëndia, ndërhyn në historinë njerëzore nëpërmjet Krishtit duke i shprehur çdo njeriu dashurinë e tij!”,-tha pastori Plator Çollaku për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore