Berisha hap fushatën: Së bashku jemi kampionët e lirisë dhe të fitores
Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, deklaroi gjatë hapjes së fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” në stadiumin Air Albania, se kandidatët e primareve në zgjedhjet locale do të mundin të triumfojnë.
Berisha tha se starti i madh i fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka ngjallur frikë tek qeveria dhe tek të gjithë kandidatët socialistë në të gjitha bashkitë e vendit.
Është nder i madh të flas sot para jush, por fjalën time do ta filloj me një falënderim shumë të veçantë për ju, përfaqësuesit e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, fjalët tuaja në këtë platformë ishin simfonia më e bukur politike që unë kam ndjekur ndonjëherë.
Kjo për faktin e vetëm se të ardhur të gjithë nga qytetarët, ato ishin himne për qytetarin, ishin zotime përpara qytetarëve, ishin projekte për interesat e tyre.
Ky start i madh, i paparë në 32 vite, është një garanci e madhe e suksesit tonë.
Ky start ka tmerruar Edi Ramën dhe lolon e tij, Erion Veliaj dhe lolot e tjera kudo në bashkitë e vendit.
Tek ndiqja fjalimet tuaja, dhe u kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk patën mundësi të mbajnë fjalën në këtë platformë, në mendje më vinin meqë jemi në stadium, ata kampionë që kam parë dhe duartrokitur në këtë stadium. Edhe ju sot jeni kampionët e lirisë, kampionët e fitores.
Kjo është arsyeja pse Edi Rama është tmerruar, Erion Veliaj është tmerruar.
Një ditë famëzezë, që ditën lëpihen, kurse natën i bëjnë gropën njëri-tjetrit.
Ne do fitojmë!
LEXO GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje