Alimehmeti: Ne kemi një plan konkret, pala tjetër ka vetëm tallava

15 Prill 2023 | 20:38

Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” çeli këtë të shtunë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, kandidati për Këshillin Bashkiak nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Ilir Alimehmeti, dha përshtypjet e para në lidhje me nisjen e fushatës.

Alimehmeti tha se kandidati i primareve, Belind Këlliçi, kanë një plan konkret për kryeqytetin, ndërkohë që sipas tij PS ka vetëm këngë tallava dhe asnjë premtim.

“Hajde të shohim se çfarë ka bërë pala rivale, ku ka qenë me premtimet e bëra dhe në bazë të saj mund të bëjmë një analizë a do të mbahen premtimet që jepen këtë herë.

Nga ana tjetër shohim projektet konkrete që ne japim, ne japim një plan të qartë të kostifikuar se se çfarë do bëhet ndër vite. Nga krahu tjetër dëgjojmë vetëm këtë tallavanë, kështu kemi dëgjuar dhe më përpara “jo kazani, jo timoni”. Është metodë shumë e bukur për t’u fshehur dhe 4 vite më pas të thuash, unë s’bëra premtime, çfarë do më kërkosh llogari

Ne japim një vision çfarë do bëjmë këto 4 vjet. Ne do dalim me një projekt përpara qyetarëve me ballin lartë pa asnjë lloj kompleksiteti dhe do t’u themi gjykoni ju çfarë doni për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj”, tha Alimehmeti.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026