Berisha zbardh takimin me Glover: Paraqitëm të gjithë problematikën e zgjedhjeve

17 Prill 2023 | 15:51

Ish-kryeministri Berisha, ka zhvilluar këtë të hënë një takim me shefen e misionit të vëzhguesve të ODIHR-it për zgjedhjet vendore, Audrey Glover.

Përmes një komunikate në përfundim të takimit, Berisha bën me dije se i paraqiti shefes së ODHIR përpjekjet për të lënë vendin pa opozitë

Ish-kryeministri thekson gjithashtu se në takim u paraqitën të gjitha problematikat që cënojnë integritetin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

DEKLARATA E PLOTË

Pata një takim me Shefen e Misionit të ODIHR, zonjën Gover ku i paraqita për dështimin e përpjekjeve për ta lënë vendin pa opozitë, vendosmërinë e PD për të çuar përpara proçesin elektoral sikurse e kemi shprehur para shqiptarëve.

Mendoj se zonja Glover ishte tek ne një takim për tu informuar mbi pikëpamjet faktet dhe zhvillimet sipas PD të këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Ne paraqitëm të gjithë problematikën që e konsiderojmë shumë të rëndësishme për një proces zgjedhor normal.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026