“Situata në PD mund t’i japë shanse Veliajt”, Karabina: Për të ardhur keq
Mirela Karabina, drejtoreshë e komunikimit për fushatën e kandidatit të PD-së për bashkinë e Tiranës tregoi në një intervistë për Euronews Albania se ceremonia e fushatës së Roland Bejkos nuk do të ketë shumë shpenzime.
Ajo tha se shpreson që ai të jetë fitues në mënyrë që qytetarët të shohin ndryshimin në kryeqytet, ndërsa renditi dhe disa cilësi të tijat.
“Roland Bejko është personalitet i Partisë Demokratike, është një njeri i mirëshkolluar. Ka dhe një specifikë sepse ka një shkollim të veçantë për pushtetin vendor, e ka ruajtur, mbrojtur dhe ka dhënë shumë për Partinë Demokratike dhe në momentet më të vështira të saj, një njeri me integritet, këmbëngulës, i qëndrueshëm,” – u shpreh Karabina.
Ajo shtoi se situata në PD i jep përsëri një shans për fitore Erion Veliajt dhe është për të ardhur keq sesi një person, që sipas Karabinës, ka shkatërruar Tiranën, të mos hyjë kurrë në një garë reale.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta