‘Moll sherri’ një vajzë, si u vra 20-vjeçari në Tiranë. Autorët i bën pritë pas pune

18 Prill 2023 | 11:57

Një 20-vjeçar ka humbur jetën pas mesnatës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Policia bën me dije se i riu Stivën Toshkëzi është qëlluar me thikë pas një sherri me thika me dy të rinj dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Uniformat blu kanë mundur të arrestojnë një prej autorëve, Ensi Maze, ndërkohë që është shpallur në kërkim Axel Hoxhaj.

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushaj, bën me dije se shkak për konfliktin mes të rinjve është bërë ngacmimi i një vajze.

Sipas gazetares, dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, i bën pritë 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi kur ai po kthehej nga puna dhe debati agravoi në përdorimin e thikës.

“Ka qenë i riu Sivën Toshkëzi, i cili pasi kishte lënë punën i është drejtuar banesës së tij, por në orën 00:35 është ndeshur me dy të rinjtë ku më pas ka nisur dhe konflikti mes tyre. Arsyeja se pse ka nisur ky konflikt është ngacmimi i një vajze. Zënka ka precipituar deri në përdorimin e thikës”, tha gazetarja.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026