Historitë e gjalla në Durrës, të rinjtë njihen me të shkuarën e qytetit 3000-vjeçar

18 Prill 2023 | 14:27

Në Durrës janë krijuar gjashtë “pasaporta” të familjeve më të vjetra me kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e qytetit.

Nisma e ndërmarrë nga të rinjtë e Grupimit Informal “Busulla e Trashëgimisë” dhe media “Amfora”, me të apasionuar pas kulturës dhe trashëgimisë kulturore, dokumenton përmes këtyre “pasaportave” veprat e figurave të spikatura që formësuan historinë e Durrësit modern.

Por çfarë përmbajnë ato?

 “Ne aty vendosim të dhëna kryesore për familjen, kur ka mbërritur në Durrës, pjesëtarët më të rëndësishëm, sesi ka evoluar ajo. Ajo që ne kemi bërë ka qenë shkuarja tek familjet e vjetra në qytetin e Durrësit. Janë familje të mëdha, të cilat kanë pasur pjesë të tyre personazhe shumë të rëndësishme, që kanë ndikuar në fatin dhe në transformimin e Durrësit ndër dekada,” – tregoi iniciatori i “Qyteti që rrëfen”, Geri Emiri.

Kjo formë e të treguarit të historisë nga pasardhës të personave që sot nuk jetojnë më, synon dhënien e modeleve të shëndetshme tek të rinjtë.

 “Arsyeja përse vendosëm t’i mblidhnim këto dëshmi nuk është vetëm ruajtja dhe dokumentimi i historisë. Kjo mund të jetë bërë edhe më herët nga studiues të tjerë, por ne synonim që të frymëzonim të rinjtë. Pra, duke mësuar për historitë e personazheve që kanë ndikuar në transformimin e Durrësit, për familjet e mëdha, vlerat dhe të gjithë trashëgiminë që ata i kanë lënë qytetit, ne duam që të rinjtë të kenë modele të shëndetshme, të frymëzohen dhe mbi të gjitha të jenë si shembuj që ata mund t’i ndjekin përgjatë rrugëtimit të tyre,” – u shpreh Emiri.

 “Unë mendoj se është shumë e rëndësishme, sepse mbi të gjitha sot shoqëria shqiptare dhe të rinjtë përballen me një krizë vlerash morale. Nuk mjafton vetëm marrja e informacionit, por edhe frymëzimi përmes tyre,” – shtoi ai.

Këtë pohon edhe 17-vjeçarja Alesja Shuli.

 “Përveçse u bëra shumë sociale dhe njoha njerëz të shkëlqyer, mora informacione të reja mbi Durrësin, që mungonin nëpër internet. Është ndryshe kur flet direkt me personin, që të përcjell dhe emocion,” – tha nxënësja.

Nisma është mirëpritur nga pasardhësit e familjeve të vjetra, të cilët jo vetëm që kanë ndihmuar në mbledhjen e të dhënave, por ndihen të vlerësuar që për herë të parë u realizua kjo iniciativë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026