Qindra të arrestuar pas përleshjeve në stadium, anulohet përballja ‘El Clasico’

18 Prill 2023 | 16:02

Futbolli në tokën latine mbetet një mision i vështirë, sidomos kur në fushë hyjnë mijëra tifozë. Diçka e tillë është regjistruar në nisje të sfidës Atletico Nacional-America de Cali, ku qindra sportdashës u përleshën me policinë, ndërsa një pjesë e tyre ranë në pranga.

Situata prej ditësh në Superligën kolumbiane ka qenë e tensionuar, ku tifozët në rrjetet sociale kërcënonin njëri-tjetrin, ndërsa me hyrjen në stadium shfaqën dhe qindra mjete piroteknike.

Në pamjet e publikuara në mediat e ndryshme, duken përplasjet e dhunshme mes tifozëve dhe më pas ndërhyrja e policisë, me këta të fundit të cilët u njoftuan nga zyrtarët e takimit. Sipas tyre, për shkak të tensionit skuadrat nuk do të dilnin në fushë.

Sipas presidentit të Atletikos, Mauricio Navarro, tifozët kishin kërkuar një shumë të madhe parash në mënyrë që të shmangnin përleshjet, ndërsa pagesa nuk u krye, shkaktoi këtë situatë. AtleticoAmerica de Cali njihet si El klasikoja e Kolumbisë, ndërsa skuadrat renditen në vendin e katërt dhe të tetë në tabelë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026