7 të plagosur 1 i vdekur, bilanc alarmant në prill, adoleshentët qëllohen me thika

18 Prill 2023 | 20:39

I gjithë vendi është përfshirë muajt e fundit nga një seri ngjarjesh të rënda, ku protagonistë janë kryesisht adoleshentë, të cilët konfliktohen me njëri-tjetrin duke përdorur kryesisht thika.

Vetëm ngjarjet e regjistruara brenda muajit prill flasin për një bilanc alarmant të të rinjve të plagosur me mjetë prerës.

Në gati tre javë të këtij muaji, janë shtatë të rinj të plagosur me thikë dhe një prej tyre i vdekur. Pesë prej të plagosurve janë të moshës 18 vjeç, një i moshës 17 vjeç dhe një tjetër 19 vjeç.

Ngjarjet janë regjistruar kryesisht në Tiranë, me më të rëndët atë të vrasjes 20-vjeçarit në afërsi të gjimnazit “Partizani”. Rastet e tjera janë shënuar në Shkodër, Korçë dhe Pogradec.

Nëse do të llogariten edhe ngjarje të tjera të plagosjeve me thikë të moshave më madhore, atëherë bilanci i të plagosurve do të rëndohej, pasi raste të tillë kanë qenë të shpeshta përgjatë këtij muaji në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026