Studimi: Numri i këmbës lidhet me jetëgjatësinë

19 Prill 2023 | 08:53

Sipas një studimi suedez të pak kohëve më parë, madhësia e këmbës parashikon jetëgjatësinë tuaj!

Anketimi që ka përfshirë mijëra burra e gra, e ka konfirmuar punën e ekipit të ortopedëve suedezë, të cilët e kishin thënë të njëjtën gjë që në vitin 1987: numri i këmbës tregon sa gjatë jetoni.

“Sado befasuese që mund t’ju duket, madhësia e këmbës e parashikon jetëgjatësinë”, ka deklaruar Dr. Hans Bjors, epidemiolog nga Stokholmi, i cili e ka raportuar këtë studim.

“I kemi përdorur të dhënat e kompjuterizuara për t’i krahasuar njerëzit nga çdo zonë e Suedisë. E kemi studiuar moshën në të cilën kanë vdekur dhe shkaktarin e vdekjes, dhe kemi zbuluar se madhësia e këmbëve definitivisht ndërlidhet me jetëgjatësinë”, ka shtuar ai.

Sidoqoftë, hulumtuesit kanë përpiluar një listë e cila tregon se sa gjatë mund të jetoni në varësi të numrit të këmbës:

Te femrat:

Numër 35: 64-69 vite
Numër 36: 70-76 vite
Numër 37: 77-82 vite
Numër 38: 78-84 vite
Numër 39: 73-75 vite
Numër 40: 70-72 vite
Numër 41: 67-70 vite
Numër 42: 66-69 vite

Te meshkujt:

Numër 41: 73-77 vite
Numër 42: 75-82 vite
Numër 43: 74-79 vite
Numër 44: 67-72 vite
Numër 45: 66-69 vite.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026