Zgjedhjet e 14 majit, Mediu zbulon çfarë i kërkoi shefes së ODHIR

19 Prill 2023 | 13:28

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka zbuluar në Euronews Albania detaje nga takimi që pati me shefen e misionit të vëzhguesve të ODHIR-it për zgjedhjet vendore, Audrey Glover.

Mediu tha se në fokus të takimit ishte mbarëvajtja e procesit zgjedhor në 14 maj. Ai bëri me dije se i parashtroi zonjës Glover disa nga shqetësimet e Partisë Republikane, mbi veprimet e ndërmarra nga qeveria dhe që cënojnë integritetin e zgjedhjeve.

“Shqetësimi që ne ngritëm kanë të bëjë me procesin zgjedhor dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Që në fillim theksova se mungesa e reformës zgjedhore, është një hap mbrapa dhe një mungesë garancie për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme ose në mungesë të një vullneti politik për këtë çështje. Për të vazhduar pastaj me atë që është shqetësimi i ODHIR, veçanërisht në zgjedhjet e fundit, njehësimin e shtetit me partitë politike. Kemi njehësimin e PS me shtetin dhe përdorimin e burimeve shtetërore për interesa politike. Përdorimi i fondeve për fushatë, pavarësisht se të gjithë jemi për ngritje rrogash, por kjo nuk mund të ndodh gjatë fushatës elektorale”, tha Mediu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026