Presidenti Meta takim online me mjekët, specialistët: Duhen testime masive
Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim online me mjekët për situatën aktuale me pandeminë dhe masat anticovid. Në bashkëbisedim, u ngrit shqetësimi për testim masiv të popullsisë. Krahas mjekëve specialistë, kreu i shtetit kishte ftuar edhe ministrinë e Shëndetësisë.
Gjatë komunikimit online, Tritan Shehu deklaroi se situata është jashtë kontrollit.
“Sot gjendja është jashtë kontrollit, nesër do jetë akoma më jashtë kontrollit, kur të nisin edhe virozat. Shumë pak teste janë bërë”, u shpreh Shehu.
Ndërsa për mjekun Arjan Mezini duhet testim më i gjerë i popullatës.
“Testimi masiv është shumë i rëndësishëm, edhe për shkak të shkëputjes së zinxhirit të infektimit. Testimi masiv ndihmon për pritshmërinë në spitale”, tha Mezini.
Masat e marra nga qeveria për ish-ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili janë të gabuara dhe jo të konsultuara.
Ne takim nuk mungoi as zv.ministri i Shëndetësisë i cili mohoi mungesën e strategjisë për situatën që vendi po kalon me pandeminë ndërsa theksoi se brenda vitit do të mbërrijnë në Shqipëri testimet e shpejta.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme