Spahiu ia numëron disavantazhet Igli Carës: 5 arsyet pse nuk e thyen dot Durrësin
Juristi Kreshnik Spahiu analizoi në emisionin Now pozitën sipas tij të disfavorshme të kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për Durrësin, Igli Cara në zgjedhjet e 14 majit.
Sipas Spahiut, shpenzimi i energjive të koalicionit “Bashkë fitojmë” dhe Sali Berishës në ato bashki që sondazhet e nxjerrin humbës, lë në hije kandidatë që vërtetë mund të dalin fitues.
“Disavantazhi i parë është që Cara përballet me Edi Ramën ndërsa kandidatja e PS nuk përballet me Berishën. Pra opozita e bashkuar, logoja që përfaqëson Cara ende nuk është e qartë për bashkitë ku është favorite. Shpenzimi i energjive për autobusin falas në një bashki që e kanë 100 për qind të humbur duke lënë në hije Carën e kanë lënë të vetmuar. Unë do të doja të shikoja Berishën të bënte fushatë në Kavajë, që është pranë fitores, në Durrës, në Lezhë, në Shkodër, në ato bashki ku PD është favorite.
Disavantazhi i dytë është që 99 për qind e qytetit sot nuk kanë një program të opozitës, votat janë për Iglin jo se ka një vizion. E treta, ka një ngarkesë të madhe të së shkuarës që lidhet me opozitën, mban fajin mbi humbjen e kontrollit të territorit. Një nga bashkëfajtorët e betonizimit të bregdetit shqiptar është edhe PD. Disavantazhi i katërt është buxhetet, media dhe mungesa e favoreve. Disavantazhi i pestë është një strukturë demografike në Durrës që ka qenë e thyeshme, ka pasur problemet e veta me ndarjet përçarjet dhe ka qenë problematike struktura. Cara e ka kryer misionin, nga sot nëse humbet, humbet nga logoj”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çunat e Dubait në Durrës? Cara: Faktet janë kokëforta, ja angazhimi që ka marrë PS
- Politikë apo hakmarrje? Gazetari zbulon prapaskenat e vrasjes në Shëngjin
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)