Fëmijët që kërkojnë lëmoshë, 4 denoncime për prindërit që i braktisën

20 Prill 2023 | 16:19

Fëmijë që kërkojnë lëmoshë, vetëm apo të shoqëruar nga të rritur, gjen në disa rrugë të Tiranës. 4 prindër janë denoncuar përgjatë vitit 2022 në strukturat e policisë së Tiranës për lënie të fëmijëve në situatë rruge.

Fëmijët në situatë rruge vazhdon të mbetet një problem i pa zgjidhur në Shqipëri. Edhe pse janë marrë disa iniciativa nga institucione për të mos lejuar fëmijë në rrugë, por orientimin e tyre drejt institucioneve siç janë kopshte, çerdhe apo shkolla sërish në kryeqytet gjejmë fëmijë në disa zona të Tiranës.

Gazetarja: Sa vjeç je?

Djali: 7

Gazetarja: Shkon në shkollë ti?

Djali: Po.

Gazetarja: Pse s’ke shkuar në shkollë?

Djali:

Gazetarja: Ku e ke mamin dhe babin?

Djali: I kam në punë.

Gazetarja: Po ti çfarë po bën këtu?

Djali: Po bëj xhiro.

Shpesh herë ata janë të shoqëruar edhe nga prindërit e tyre. Një pjesë lypin para, disa të tjerë shfrytëzohen për punë. Ata janë kryesisht të moshave, 6,  8, 10, apo 12 vjeç.

Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit përgjatë vitit 2022 janë regjistruar 4 denoncime për prindër të cilët kanë lënë fëmijët e tyre në rrugë.

Në bazë të kushtetutës së Shqipërisë Neni  Neni 54, pika 3 “Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, e veçanërisht nën moshën minimale për punën e fëmijëve, që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal.”

E po ashtu edhe ligji për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve sanksionon se strukturat mbrojtëse të fëmijëve kanë për detyrë të identifikojnë në mënyrë aktive dhe të trajtojnë me përparësi çdo rast të fëmijëve të shfrytëzuar apo që qëndrojnë në rrugë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për policinë e shtetit, nuk do doja të isha para jush.

Kreu i Policisë së Shtetit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi Enea Mekolli,...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026