“E turpshme!”-avokati serb: Deputetët rus privilegjohen në parlamentin tonë
Avokati serb Cedomir Stojkoviç, i ftuar në Euronews Albania e quajti të turpshme praninë e tre deputetëve rus në parlamentin e Serbisë.
Sipas tij, më herët kanë qenë deputetë të Ukrainës ata që kanë vizituar vendin, por ata nuk janë lejuar të mbajnë fjalën e tyre në parlament, ndërsa rusëve qartazi i’u dhanë këto privilegje.
Avokati tha gjithashtu se në Serbi është e nevojshme ndërhyrja e Bashkimit Europian pasi ndryshe ajo nuk ka për të ndryshuar qëndrim.
“Disa ligjvënës ukrainas u ftuan të vizitonin Serbinë, por anëtarët e parlamentit të Ukrainës nuk i lejoi të mbanin ndonjë fjalim në parlament. Tani kemi ligjvënësit rus, që vijnë në parlamentin e Serbisë dhe kanë privilegje që ukrainasit nuk i patën. Kjo është shumë e turpshme dhe shumë e tmerrshme për Serbinë. Është gjithashtu turp për të gjithë Ballkanin.
E them me forcë se perëndimi duhet të ndërmarrë një veprim të fuqishëm ndaj qeverisë serbe që parlamenti të sillet në mënyrë evropiane. Pres edhe ndonjë sanksionim politik, pro deri më tani nuk kemi parë asgjë dhe kjo është e turpshme edhe për Evropën. Pa ndonjë ndërhyje të Bashkimit Evropian qeveria Serbe, parlamenti Serb nuk do ndryshojnë qasje”,-tha avokati Cedomir Stojkoviç.
LEXONI GJITHASHTU:
Ryshfet për vota, policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe
Trump: Rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve për të kufizuar fuqitë e luftës është jopatriotike
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 10:39 Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri
- 10:27 Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi europian kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira
- 10:21 Sfida e radhës për Eva Buzon, maratonë noti në ujërat e Jonit
- 10:11 Shpërthim me lëndë plasëse në Rrilë të Lezhës, dëmtohet një banesë
- 10:07 Një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, sot vendos diaspora në 30 misione diplomatike
- 09:01 Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj