Studimi: Vendosja e kalorive në menu mund të shpëtojë mijëra jetë
Të gjithëve na ka ndodhur që të jemi në një restorant, duke skanuar menunë duke u përpjekur të vendosim se çfarë do të konsumojmë.
Një burger me patate të skuqura dhe një pica. Jeni të prirur drejt hamburgerit, por më pas i hidhni një sy kalorive – burgeri ka rreth 500 kalori më shumë.
Etiketat e kalorive të ushqimeve mund t’i bindin njerëzit të ushqehen më shëndetshëm dhe të marrin vendime më të ndërgjegjshme. Një studim i ri tregon se në SHBA, etiketat e kalorive në restorante kursejnë mijëra jetë dhe miliarda dollarë çdo vit duke i bindur njerëzit të bëjnë zgjedhje më të mira.
Vaktet e restoranteve përbëjnë 20% të ushqimit të konsumuar nga të rriturit amerikanë, dhe shumica e vakteve të restoranteve janë të pashëndetshme. Etiketat e kalorive të menusë të lançuara që në vitin 2018 mund të parandalojnë 45,000 vdekje nga obeziteti dhe kanceri dhe do të kursejnë 2.8 miliardë dollarë në kostot e kujdesit shëndetësor, sipas këtij studimi.
Bazuar në të dhënat e sondazhit kombëtar të ushqimit dhe modelimin nga studiuesit e Universitetit Tufts, politika parashikohet të parandalojë të paktën 28,000 raste të kancerit të lidhura me obezitetin në grupmoshat midis 20 dhe 65 vjeç.
Studimi, është botuar të martën në revistën BMJ Open, dhe ka vlerësuar se grupi që do të përfitonte më shumë janë të rinjtë e moshës 20 deri në 44 vjeç – një grup që po sheh një rritje disproporcionale të kancereve të lidhura me obezitetin.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës