“Nuk kam lidhje me ngjarjen”| GJKKO lë në burg Ramazan Rrajën, akuza që i shtohet

21 Prill 2023 | 09:57

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lënë në burg Ramazan Rrajën.

Rraja akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ajran Ndoj dhe mikut të tij Aleksandër Laho, ku humbi jetën Andi Maloku.

Përpara GJKKO-s Rraja mbajti një qëndrim mohues duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet nga SPAK.

Bëhet me dije se nipit të deputetit socialist, Rrahman Rraja i është ngritur edhe akuza e armëmbajtes pa leje.

Kujtojmë se Rraja u arrestua dy ditë më parë në ambientet e një lokali ku kishte shkuar për iftar, në Urën e Goles pa shkuar në Fushë Krujë.

Rraja ishte nën shoqërinë e Luiz Konomit, një personazhi nga Elbasani i njohur në botën e krimit me nofkën “Çupja”.

Ky i fundit u arrestua gjithashtu, pasi ishte në kërkim nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

Në momëntin e kapjes, Ramazan Rraja, të cilin e thërrasin shkurt “Xon Rraja”, iu gjet në brez një pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026