Rama video-mesazh për tërmetin e 26 nëntorit: Më e keqja është pas krahëve
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku e ka nisur ditën e sotme me një video-mesazh për të prekurit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit 2019.
“I paharruar kujtimi i viktimave të tragjedisë së një viti më parë.
Më e keqja është pas krahëve dhe më e mira është e gjitha përpara nesh”, shkruan kreu i qeverisë krahas video-mesazhin të publikuar në Facebook ku shfaqen edhe pamje drithëruese.
Ndërkohë në video-mesazh ai shprehet se 26 nëntori ishte ditë tmerri dhe se menjëherë pas lëkundje të forta kërkoi ndihmë tek qeveritë e huaja.
“U zgjuam natën nga tundja e shtëpisë. Ishin tmerr. Menjëherë telefonatat, Durrësi keq, aty ishte epidendra. Mbërrin makina dhe nisem direkt për Durrës dhe gjithë rrugës flisja me kë të mundja nga ministrat. Laçi, Thumana keq. Të gjithë ishim në këmbë për hir të së vërtetës, se kishim provuar kurrë më parë diçka të tillë në jetën tonë. I kam çuar aty në makinë në atë stres dhe në atë nxitim sms disa nga shefave të qeverive që i ndjeja më afër në atë momente”, shprehet ndër të tjera Rama.
Ai thekson më tej se të gjithë duhet të kemi durim dhe se përkushtimi dhe puna nga ana e qeverisë nuk mungon.
“Njerëzit ankohen me të drejtë sepse ka ende për të bërë, unë nuk kënaqem kurrë nga vetja. Në këtë punë kam mësuar durimin. Duhet shumë durim. Shqipërinë e gjetëm si ato pallatet që rëna dhe po e mbajmë.Na duhet kohë dhe punë e durim sepse përkushtimi i madh nuk na mungon”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit thirrjet për drejtësi vazhdojnë ende
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme