Zgjedhjet në veri të Kosovës, qytetarët serb: Nuk do votojmë të dielën
Zgjedhjet lokale do të mbahen këtë të diel në veri të Kosovës. Por ka shumë mundësi që do të ketë shumë pak votues pasi partia kryesore e serbëve të Kosovës, të cilët janë me shumicë në katër komunat do bojkotojnë votimet. Euronews Serbia kreu një sondazh në rrugë. Shumica e serbëve në katër në veri të Kosovës nuk do të shkojnë në zgjedhje.
Gazetarja: A do të votoni?
Qytetarja serbe: Jo jo, në asnjë mënyrë
“Nuk votoj, nuk e di pse po nuk votoj” shprehet një tjetër qytetar.
Qytetarja serbe: Askush nuk do të votoj. Përse të votoj unë
Gazetarja: Mendoni se serbët do të votojnë?
Qytetarja serbe: Sigurisht jo. Ndoshta në fund nuk do të ketë as votim, për shkak të parregullsisë, paligjshmërisë. Ndoshta mund të prisnin një ditë më të mirë. Më të sigurt.
Kryeministri i Kosovës tha se mbajtja e zgjedhjeve është e nevojshme që institucionet demokratike të funksionojnë normalisht. Megjithatë, ai pret që të ketë pjesëmarrje të ulët.
“Nuk mud të tolerojmë që të shtyhen zgjedhjet sepse kjo u bë në dhjetor të vitit të kaluar dhe nuk mund të lejojmë që të ketë edhe vakum institucional”,-tha Albin Kurti
Kur serbët braktisën institucionet, lane një vakum pushteti në administratën e komunave. Lista Serbe, në sinkron me Qeverinë e Serbisë, thotë se nëse vetëm një grusht votuesish vendosin për autoritetet komunale, ata nuk do të jenë përfaqësues legjitimë të popullit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut