Kujt ja merr votat Arlind Qori dhe Endri Shabani? Ja çfarë mendon Dorian Kodra
“Shqiptarët nuk votojnë për ideologji”, kështu tha gazetari Dorian Kodra për emisionin “Barometri”, në Euronews Albania.
Ai tha se duke parë sondazhet kreu i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori i cili ka një ideologji shumë të fortë, ka të njëjtën pëlqyeshmëri nga votuesit si Endri Shabani, kreu i “Nisma Thurje”, i cili ka një qasje krejt tjetër në politik, kjo sipas gazetarit Kodra, tregon që votuesi shqiptar mund të votojë për ideologji dhe interes, por jo për ideologji.
“Nga dy grafikët, si te Arlind Qori si te Endri Shabani, te ndarja e votuesve të PS, PD të paidentifikuar, unë shikoj që janë pak a shumë e njëjta strukturë. Nuk kanë ndonjë diferencë shumë të madhe. Duke pasur parasysh se Arlind Qori ka një profil shumë të fortë ideologjik në atë që ofron dhe ka krijuar në media, unë këtu kuptoj se Shqiptarët nuk votojnë për ideologji.
Mund të votojnë për miqësi, se kanë interes, për traditë, por jo për kriterin ideologji. Po ta shikoni Arlind Qori që ka një retorik krejt tjetër nga Endri Shabani, nuk kanë ndonjë diferencë shumë të madhe si te votuesit socialist si te votuesit demokrat”,-tha Dorian Kodra.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West