“Nuk ka pacientë të lënduar”, Spitali i Shkodrës: Shërbimi vazhdon pa ndërprerje
Pas zjarrit që përfshiu një nga dhomat e pacientëve në shërbimin e Pneumologjisë, ka reaguar dhe Spitali Rajonal Shkodër. Sipas deklaratës së tyre nuk ka pacientë të lënduar nga zjarri, ndërkohë po merren masa për riparimin sa më të shpejtë të ambienteve spitalore.
“Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.
Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar.
Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.
Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti”,-thuhet në deklaratën e spitalit.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 22-vjeçari
Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)