“S’iu vendos emri në fletën e votimit”, avokati: Gabimi që bëri grupi i Berishës
Rezart Kthupi përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike i ftuar në Euronews Albania ka treguar se pse ka gabuar grupimi i Sali Berishës dhe pse nuk u vendos emri i këtij të fundit si kryetar i koalicionit “Bashkë fitojmë”.
Ai tha se kur është bërë mbledhja e KQZ për fletën e votimit, ata e patën mundësinë të propozonin emrin e kryetarit të koalicionit në fletën e votimit, por ata vendosën të mos kishte emër dhe ishin dakord me formatin e parë të fletës së votimit të miratuar nga KQZ, ku krahas koalicionit “Bashkë fitojmë” nuk do kishte asnjë emër kryetari.
Kthupi tha se kërkesa e tyre për të vendosur emrin e Berishës si kryetar koalicioni ka ardhur pas ankimit të fletës së votimit nga Partisë Demokratike, ndaj kërkesa e tyre nuk mund të merrej parasysh.
“Kjo sjellje është në keqbesim, në seancën që u para komisionerit, në momentin që do vendosej se cila do ishte përbërja apo përmbajtja e fletës së votimit, komisioneri i la një orë kohë koalicionit “Bashkë fitojmë” dhe koalicionit “ALD” në mënyrë që të komunikojmë ne drejtuesit e koalicionit, nëse duan të vendosin një emër në fletën e votimit.
Të dyja koalicionet refuzuan. Në momentin që komisioneri mori vendimin të dy palët e kishin patur mundësinë të shprehnin vullnetin të vendosnin një emër dhe se cilin emër donin. Ata e kanë refuzuar vendosjen e emrit. Nëse koalicioni “Bashkë fitojmë” do kishte interes që në fletën e votimit të ishte emri i zoti Berisha duhet ta kishte depozituar kërkesën që gjatë kohës që bëhej mbledhja e KQZ, komisioneri do e miratonte kërkesën dhe fleta e votimit nuk do kishte dalë pa emër, por me emrin e zotit Sali Berisha.
Kur vendimi i fletës së votimit pa emrin e koalicionit, u ankimua nga ne dhe në këtë moment kur ata nuk e kanë ankimuar vendimin e komisionit është e pamundur pranimi i kërkesës”,-tha Rezart Kthupi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet