Ivi Kaso: Kolegji Zgjedhor si togë pushkatimi, po na cakton të “zotin e shtëpisë”

22 Prill 2023 | 14:28

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të vendosur në fletën e votimit emrin e Ilir Metaj si drejtues i koalicionit “Bashkë fitojmë”. Këtë vendim. Në një deklaratë për shtyp ai ka thënë se kolegji zgjedhor ka vepruar si togë pushkatimi.

“Kolegji Zgjedhor ka zgjedhur të veprojë si togë pushkatimi, jo trupë gjyqtarësh të Republikës, duke i hequr të drejtën opozitës që të caktojë drejtuesin e koalicionit në vendoret e 14 majit. Ankimimi që opozita i bëri vendimit të KAS u rrëzua, duke i kthyer institucionet e drejtësisë nga rojtarë të balancave, në roje të tekave të pushtetit.

Ndërhyrja flagrante në të drejtën e një koalicioni zgjedhor dhe politik për të caktuar vetë, me vullnet të lirë, vendim të pjesëmarrësve dhe simbolikë politike, drejtuesin e fushatës, është vendim që jehon nga katakombet e viteve 45-48, kur gjykatat e Enver Hoxhës vranë me dekrete gjakatare çdo grimë të pluralizmit në vendin tonë.

Kjo ndërhyrje në simbolikën politike, që është e drejtë ekskluzive e organizatave politike dhe nuk caktohet me gjykatë, dhe për më shumë nuk u përket gdhënjve të drejtësisë tonë, që gdhihen me urdhra të qeverisë e ngrysen me torba të ryshfetit poliitk, fyen edhe studentët e dobët të Jurisprudencës.

Edhe për drejtësinë tonë, që nuk ka turp kur bëhet vegël dhe vetëm si vegël e ngre çekanin për të marrë vendime, ky ishte një rekdord i zi.
Me këtë vendim, togat e Kolegjit u thanë shqiptarëve se, edhe të zotin e shtëpisë ta caktojnë ata, sipas dëshirës që shpreh qeveria”,-tha Ivi Kaso.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026