Berisha nga Përmeti: Rama sheh tek unë tmerrin e vërtetë, e pret fati i McGonigal
Ish-kryeministri Sali Berisha, ishte këtë të shtunë në një takim në Përmet ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, ka deklaruar se 14 maji është një ditë jetike për të ardhmen e vendit.
Ai tha se kryeministri Rama ka tmerr nga opozita pasi ka kryer afera korruptive dhe sipas Berishës për të nuk ka më shpresë.
“Në datën 14 maj, vota për Edmond Kominon është votë për ndryshimin. Ju e shihni se çfarë beteje të egër bën para syve të gjithë botës kundër opozitës, e ka kapur tmerri, e ka kapur frika e madhe. Sepse ai ka kryer vepra nga të cilat duhet të tmerrohet. Një njeri që është i lirë nuk ka frikë, por ai nuk është i lirë. Ai ka firmosur në kundërshtim me ligjin për xhepin e tij dhe të Erion Velisë aferën 430 milionë euro, ai po privatizon 820 mijë metër katror truall në Durrës për t’u bërë miliarder si Alabbari. Ai ka tmerr nga këto. Ndaj dhe shikon te opozita tmerrin e vërtet, shikon te Sali Berisha tmerrin e vërtetë. I pashpresë je i them, shpresë nuk ke. McGonigal po të pret”,-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Urgjente, qeveria të miratojë minimumin jetik!”- Apeli i ekspertit të ekonomisë
- “Këlliçi premton ‘një gropë’ te sheshi”, Rama: Kanë 30 vjet që bëjnë këtë gjë
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë