Gazetari zbulon bashkinë ku Enkelejd Alibeaj mund të marrë më shumë vota se Berisha
Gazetari Ardit Hoxha, zbuloi në Euronews Albania bashkinë e vetme ku sipas tij Partia Demokratike do të mund të marrë më shumë vota se kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Hoxha tha se PD mund të tejkaloj në numër votash kandidatët e primareve vetëm në Mallakastër. Dhe kjo sipas tij vjen nga reputacioni që gëzon kandidati për bashkinë e Mallakastrës në radhët e PD-së, Agron Kapllanaj.
“Vetëm në një vend ka bërë Enkelejd Alibeaj miting, ka bërë ditën e djeshme në Fier. Edhe aty unë kam dyshimet e mia nëse pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë për faktin se Enkelejd Alibeaj është deputet i qarkut, por mendoj se është për shkak të personave që mbështesin zotin Alibeaj në atë qark. Njëri nga këta që mund të jetë shumë influent është kandidati i Mallakastrës, zoti Kapllanaj. Ai mund të jetë ndër të paktët eksponent të PD-së që ka një mbështetje të fortë. Nëse do të bëja një parashikim, në të gjitha bashkitë që kandidon Alibeaj, ndoshta Mallakstra ose dhe ndonjë bashki tjetër më e vogël, Alibeaj mund të marrë më shumë vota se sa kandiodatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në të gjitha qytetet e tjera PS e di që kundërshtarin e ka me siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, tha Hoxha.
LEXO GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër